20 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit policor për dëmtim të argjinaturës së lumit Silnica

20 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit policor për dëmtim të argjinaturës së lumit Silnica

Një zyrtar policor ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke dëmtuar rëndë argjinaturën/bankinën mbrojtëse nga vërshimet të lumit Silnica afër fshatit Novolan të Vushtrrisë, për përfitime personale.

Si pasojë e kësaj vepre të kundërligjshme, zyrtari policor të dyshuar, është gjobitur me 20 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, ky dëmtim i argjinaturës rrezikon vërshime masive dhe shkakton rrezik të përgjithshëm për pronat dhe qytetarët.

Inspektoret e Komunës së Vushtrrisë kanë dalur në vendngjarje ku kanë konstatuar dëmin, kanë rrethuar me shirit vendin e ngjarjes dhe po ashtu kanë njoftuar Policinë e Kosovës. Njësitet e krimeve të rënda po ashtu kanë dalur në vendngjarje dhe ndaj personit është iniciuar procedurë edhe në Inspektoratin Policor.

Përveç gjobës ndaj të dyshuarit, Inspektori Komunal ka urdhëruar kthimin në gjendjen e mëparshme dhe ka iniciuar procedurë penale pranë organeve kompetente.

Po ashtu është njoftuar Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që ka dalë në vend ngjarje dhe ka shqiptuar gjobë në bazë të ligjit. /Insajderi.com/