
Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, 20 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë kësaj periudhe kohore.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 72 testime.

Testet për COVID-19
Numër më i lartë është regjistruar në rastet e shërimit, ku 31 qytetarë deri tani të infektuar, janë shëruar plotësisht nga ky virus, duke çuar numrin e përgjithshëm në 157 mijë e 256.
Me këtë rast është ulur edhe numri i rasteve aktive, duke rënë në 427.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com