20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja me Coronavirus në Kosovë, përcjell Insajderi.

Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103 mijë e 908.

Në total numri i rasteve aktive është një mijë e 334.

Në 24 orët e fundit janë dhënë dy mijë e 922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78 mijë e 477 doza të vaksinës./Insajderi.com

May be an image of text that says '***** Ministria Shändetésisé Ministarstv a Ministry ofHealth COVID19 BASHKE IA DALIM! E SHTUNE 05.06.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève 2.922 Të vaksinuar gjithsej në Kosovë 78.477 E SHTUNE I 05.06.2021 Numri testimeve 2.066 Raste pozitive 20 Të sheruar 197 Rastet e vdekjes o Rastet aktive 1.334'