Ministria e Shëndetësisë njofton se 20 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.467 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.
Në total numri i rasteve aktive është 786.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.
Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga COVID-19, dhe janë raportuar 31 raste të reja të infeksionit./Insajderi.com