20 vjeçar nga Shtimja bën vetëvrasje në vendin e punës

Një 20 vjeçar nga Komuna e Shtimes ka bërë vetëvrasje mëngjesin e së enjtes në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar, nënkoloneli Basri Shabani në rajonin e Ferizajt. Shabani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Në mëngjes në komunën e Shtimës ka ndodhur një vetë varje me litar. Inicialet e të ndjerit janë L.H, ndërkaq, viktima është një 20 vjeçar”, deklaroi ai, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se viktima ka qenë punëtor i një restoranti e në vend të punës e kanë gjetur të vdekur. Rasti ka ndodhur pasi që L.H kishte shkuar të hapte restorantin