Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç, është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje, transmeton Insajderi.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 20 vjeçari dje kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj.
Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes policia shqiptare ka thënë se menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim e policisë./Insajderi.com