Një 20-vjeçare ka tentuar të vetëvritet të premten në Ferizaj, duke përdorur sasi të tepërt të medikamenteve.
E njëjta është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Dje policia rreth orës 09:00 ka pranuar informacion se një femër e moshës 20-vjeçare ka përdorur sasi të tepruar të barërave . Ajo pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj.
E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti është në procedurë të mëtejmë hetimore”, tha Veseli./Insajderi.com