20 vjet burim për Goran Stanishiqin që vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë

20 vjet burim për Goran Stanishiqin që vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të martën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Prokurorisë Speciale, Goran Stanishiq gjatë 15 dhe 16 prillit 1999 ka kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare dhe atë ndaj fqinjve të tij.

Në aktakuzë thuhet se Goran Stanishiq gjatë vitit 1999 jetonte në fshatin Sllovi të Lipjanit dhe se ishte pjesëtar rezervë i Policisë.

Ai në katër pikat e aktakuzës së Prokurorisë akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes G., vrasjen e F. B., Z. G. dhe personave të tjerë të ciltë sipas Prokurorisë ishin ndarë nga kolonat me qytetatarë dhe ishin pushkatu.