
Komuna e Istogut sot pati 20 vjetorin e masakrës së tri familjeve, Lipaj, Zeqiraj dhe Ramqaj.
Në këtë masakër të kryer më 13 prill 1999 nga forcat serbe, u masakruan 4 vajza nën moshën 15 vjeçare, 4 gra dhe 2 burra të moshuar.
Përvjetori u organizua në Shtëpinë Kulturore “Adem Jashari” në këtë komunë ku përveç familjarëve dhe qytetarëve të Istogut, pati edhe politikanë të subjekteve politike./Insajderi.com/