20 vjet nga vdekja e Rektorit Ejup Statovci – Albin Kurti e kujton atë

20 vjet nga vdekja e Rektorit Ejup Statovci – Albin Kurti e kujton atë

Sot janë bërë 20 vjet nga vdekja e rektorit të UP-së, Prof. Dr. Ejup Statovci.

Atë sot e ka kujtuar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Te varri i tij bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta. Ai ka lënë një zbrazëti të madhe si në botën tonë akademike dhe mësimdhënien universitare, po ashtu edhe në skenën politike institucionale e në moralin publik intelektual”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.

“Në vitet e ’90-ta Rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë Universitetit të Prishtinës, si Universitet i Republikës së Kosovës, por, gjithashtu, edhe ia ka mirëmbajtur cilësinë shkencore, profesionale e kulturore fakulteteve dhe administratës. Ishte në ballë të universitetit më 1991 kur duhej rifilluar ai pas dëbimit nga objektet tona zyrtare, dhe, në ballë të protestave më 1997 kur duhej mbrojtur universiteti dhe studentët”.

“Roli dhe rëndësia e Prof. Ejupit në historinë më të re të Kosovës vazhdojnë të ngelen të pastudiuara mjaftueshëm dhe të pavlerësuara sa duhet”./GazetaInsajderi/

Image may contain: 10 people, people standing, wedding and suit