Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka reaguar pas raportimeve të shumta lidhur me përfitmet që mund të bëhen jashtë normave të tregut në këtë kohë pandemie, njofton Insajderi.
Gjatë së shtunës ishte raportuar se testet PCR në laboratorin privat të licencuar në Prishtinë, po kushtojnë deri në 200 euro, për çka Prestreshi thotë se ka pranuar dhjetra ankesa nga qytetarët.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i AKK-së thotë se Autoriteti është duke monitoruar këtë process me kujdes dhe posedon listën e çmimeve të secilit laborator të licencuar.
Ai tutje ka treguar se cilat shkelje ka bërë ky laborator privat për të cilin ka pasur ankesa të shumta.
“Tani, nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:
- Mashtrim – vepër penale
- Autoriteti mund të ushtroj kallxim penal ne prokurorinë speciale nëse është konsumuar vepra penale Mashtrim.
- Ka vendosur AKK në lajthitje dhe ka ofruar informacione të pa sakta – personi përgjegjës denohet 1000-3000 euro, dhe ndërmarrja denohet deri ne 2% të qarkullimit vjetor.
- Ka kryer shpërdorim të pozitës dominuese, mund të denohet deri në 10% të qarkullimit vjetor.
- Autoriteti në javen ne vijim, mund ta përdor instrumentin ligjor, masat e përkohshme- mbyllje të veprimatarisë deri ne 6 muaj”, ka shkruar ai. /Insajderi.com