200 milionë më pak krahasuar me sivjet – Buxheti për vitin 2021

Për shkak të Pandemisë COVID-19 buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë qindra miliona më i vogël se ky i këtij viti – ndërsa shumë më i vogël sesa projeksionet që ishin bërë para se të fillonte pandemia.

200 milionë më pak krahasuar me sivjet – Buxheti për vitin 2021

Buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro, apo rreth 200 milionë euro më pak se buxheti i këtij viti, njofton Insajderi.

Qeveria e Kosovës pritet që ta miratojë në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin 2021. Ndërsa projektbuxheti pas miratimit në ekzekutiv, procedohet për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues këtë vit për shkak të situatës së re. Krahas kësaj, është dashur të sigurojmë edhe një fond shtesë mbështetës edhe për vitin e ardhshëm lidhur me pakon për rimëkëmbje, edhe një pjesë të fondeve për shëndetësi”, ka thënë zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, në një intervistë për KP.

Zëvendësministri po ashtu theksoi se janë vënë tri priorite më këtë buxhet. Sipas tij, prioritet kryesore mbetet sektori i shëndetësisë për ballafaqimin me pandeminë dhe sektori privat./Insajderi.com