200 milionë shkarkime për Super Mario Run

200 milionë shkarkime për Super Mario Run

Hyrja e Nintendo në industrinë e lojërave mobile ka rezultuar një sukses i vërtetë. Super Mario Run arriti 200 milion shkarkime sipas presidentit të kompanisë Tatsumi Kimishima.

Si dhe loja për Nintendo Switch, Super Mario Odyssey është shitur në më shumë se 2 milionë njësi në tre ditët e para.

Të ardhurat nga lojërat mobile ishin 157 milionë dollar, ose 426% më shumë sesa një vit më parë falë debutimit të Super Mario Run dhe Fire Emblem Heroes.

Nintendo pritet të hyjë akoma më tej në këtë industri me prezantimin e Animal Crossing: Pocket Camp.

Lajmi i Kimishima erdhi në një moment kur thuhet se shitjet kanë qenë 175% më të larta për kompaninë sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ai tha shitjet e Fire Emblem Heroes gjithashtu po shkojnë mirë së bashku me modelet e reja 2DS dhe 3DS. Në terësi është raportuar se shitjet e 3DS kanë qenë 70 milionë.