2000 raste me COVID-19 në Kosovë që nga shfaqja e pandemisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar edhe 75 raste të reja me COVID-19.
Java e fundit ka qenë shumë e rëndë për Kosovën pasi çdo ditë ka pasur raste të shumta të të infektuarëve me coronavirus, madje në dy ditët e para të javës ishin nga 100 raste të paraqitura brenda ditës.
Kosova ka shkuar në 2000 raste të të prekurëve me COVID-19 dhe 35 viktima deri më tash.
Poashtue dhe vendet fqinje janë të alarmuara me rastet e fundit të paraqitura, Maqedoni e Veriut është në gjendje alarmuese pasi çdo ditë ka rreth apo më shumë se 10 vdekje në nivel nacional. /Insajderi/