208 mijë vaksina anti-COVID pritet të vijnë në Shqipëri

208 mijë vaksina anti-COVID pritet të vijnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë në pritje të 208 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Rama po ashtu në njoftimin e tij në Facebook ka postuar dhe foto të avionit në të cilin janë ngarkuar 208 mijë dozat e vaksinave.

“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinasi” ka shkruar Rama.

Gjithashtu, kjo është ngarkesa e tretë që vjen brenda pak ditëve në Shqipëri.

Vetëm të shtunën dhe të dielën kanë mbërritur gati 100 mijë vaksina AstraZeneca në këtë vend. /Insajderi.com