21 raste të reja me COVID-19

21 raste të reja me COVID-19

21 raste të reja me COVID-19 janë paraqitur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila po ashtu njoftoi se gjatë ditës së fundit nuk ka asnjë vdekje si pasojë e Coronavirusit.

Madje, 10 persona të tjerë kanë arritur të shërohen.

Rastet aktive kanë shënuar një rritje; tani janë 441, krahasuar me të hënën nënkupton 11 më shumë.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Ndërsa, të hënën ka vazhduar edhe vaksinimi.

5 mijë e 751 qytetarë u vaksinuan të hënën.

Me këtë numri i personave që kanë marrë të paktën një dozë vaksine ka shkuar në 838 mijë e 946 sosh.

Ndërsa, procesin me të dy dozat e kanë kryer 730 mijë e 37. /Insajderi.com