21 të vdekur dhe një mijë e 278 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

21 të vdekur dhe një mijë e 278 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

21 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.com.

Përmes njoftimit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një mijë e 278 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, janë shëruar një mijë e 248 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 122 mijë e  140.

Po ashtu, MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 346 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.

 

Që nga fillimi i vaksinimit deri më tani, janë dhënë gjithsej 901 mijë e 13 doza të vaksinës anti-COVID-19./Insajderi.com