21 të vdekur në Shqipëri si pasojë e COVID-19

21 të vdekur në Shqipëri si pasojë e COVID-19

Në Shqipëri 21 persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për 952 infeksione të reja nga 3 mijë e 805 testime.

Të hospitalizuar momentalisht po trajtohen 662 të infektuar, 49 në terapi e 14 janë në intubua.

Numri i rasteve dhe vdekjeve është rritur ditëve të fundit. /Insajderi.com