
21 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjithsej 777 persona.
74 mijë e 352 persona janë shëruar që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 742 të regjistruar të shtunën.
Në Shqipëri janë vaksinuar 19 mijë e 357 qytetarë./Insajderi.com