Një 21-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në Pejë, gjatë mbrëmjes të së hënës pas orës 23:00, njofton Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti po cilësohet si ‘lëndim i rëndë trupor’.
Ai bëri të ditur se viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Klinike e Mjekësisë Familjare të kësaj komune, por që për shkak të lëndimeve të marra është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gashi tutje njoftoi se deri më tani janë intervistuar tre persona si dëshmitarë të rastit, por se nuk ka ndonjë person të dyshuar.
“Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në Pejë. Ajo ka pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF këtu në Pejë, por për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK. Janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit dhe policia rajonale është duke e hetuar ende rastin. Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Tani për tani nuk ka ndonjë të dyshuar”, u shpreh ai. /Insajderi.com