216 raste të reja me coronavirus, këto ishin komunat më të prekura

Kosova ka regjistruar edhe 216 raste pozitive me coronavirus.

216 raste të reja me coronavirus, këto ishin komunat më të prekura

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 216 raste të reja me COVID-19 – kështu ka vazhduar tash e disa ditë që brenda 24 orëve të raportohen mbi 200 raste me coronavirus.

Komuna më e prekur vazhdon të jetë Prishtina në përgjithësi, të dielën kryeqyteti regjistroi edhe 115 raste.

Ndërsa, dy komunat që në fillim të pandemisë ishin më të prekurat; Vitia dhe Malisheva kanë regjistruar vetëm nga rast gjatë ditës së diel.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Insajderi.com/