“Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje " />

Ahmeti shpall fitoren e parë – tregon cilën komunë e fitoi BDI-ja

Ahmeti shpall fitoren e parë – tregon cilën komunë e fitoi BDI-ja

Kërçova edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga BDI, ka thënë sot lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

“Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë. Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin”, ka thënë ai, raporton Alsat M.

“Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI. Gjithashtu dua të shpall fitoren në Komunë e Pllasnicës, Ismail Jahoski. E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati I 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja. Shtabi është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet lokale, presim rezultatet të cilat do ti kumtojmë në takimin e ardhshëm”, deklaroi Ahmeti.