22 vdekje si pasojë e COVID-19

22 vdekje si pasojë e COVID-19

22 vdekje kanë ndodhur në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që kanë ndërruar jetë ka arritur në 1.062.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 627 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 543 të tjerë.

Prej nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.

Raste aktive momentalisht janë 13.784.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë. /Insajderi.com