Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të shtunën se 22 pacientë pozitivë me Coronavirus janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, përcjell Insajderi.
Sipas raportit, në total numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 është 91, 55 prej të cilëve janë me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë 78 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë
“Klinika Infektive, 31 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, një paciente”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe tetë me oksigjeno-terapi.
“Spitali i Gjakovës, dy pacientë, Spitali i Vushtrrisë, një pacient dhe Spitali i Gjilanit, 10 pacientë”.