22 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

22 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të shtunën se 22 pacientë pozitivë me Coronavirus janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, përcjell Insajderi.

Sipas raportit, në total numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 është 91, 55 prej të cilëve janë me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë 78 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë

“Klinika Infektive, 31 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, një paciente”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe tetë me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Gjakovës, dy pacientë, Spitali i Vushtrrisë, një pacient dhe Spitali i Gjilanit, 10 pacientë”.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.333 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 126./Insajderi.com