22 vdekje si pasojë e COVID-19

22 vdekje si pasojë e COVID-19

22 vdekje si pasojë e COVID-19 janë regjistruar brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Kështu Kosova shënon edhe një ditë tjetër me shumë raste të vdekjes .

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 1 mijë e 894 infeksione të reja.

Gjatë ditës së fundit janë raportuar 1 mijë e 354 të shëruar. Rastet aktive janë 27 mijë 404.

Gjithashtu, brenda ditës janë vaksinuar 15 mijë e 835 qytetarë.

Deri më tash 557 mijë e 322 persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërkaq 284 mijë e 269 kanë kryer procesin me dy doza.

841 mijë e 591 vaksina janë dhënë në tërësi, deri më tash. /Insajderi.com