
Një person ka vdekur të enjten mbrëma në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi është aksidentuar për vdekje nga një 22-vjeçar.
Viktima është E.XH., 56-vjeçar, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës
“Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë”.
Nga hetimet e para, siç ka bërë të ditur Zahiti, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
“Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”./Insajderi.com