22 vjet nga masakra e Studimes në Vushtrri

22 vjet nga masakra e Studimes në Vushtrri

Kanë kaluar 22 vjet që nga koha kur në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë civilë të pafajshëm, njofton Insajderi.

Viktimat ishin marrë nga kolona të qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për në Shqipëri.

Siç bëhet e ditur nga dëshmitarët, 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarët e tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e njëjtë do të ndodhë edhe këtë vit.

Homazhet në varrezat e martirëve do të fillojnë nga ora 10:30, ndërsa organizime tjera nuk do të ketë për shkak të situatës me COVID-19. /Insajderi.com