Kanë kaluar 22 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, njofton Insajderi.
Sot 22 vjet më parë, policia serbe vrau në këtë fshat, 98 shqiptarë të cilët ishin banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.
Me rastin e këtij përvjetori, autoritetet komunale bashkë me shoqata e dala nga lufta e UÇK-së dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe. /Insajderi.com