Kanë kaluar 22 vjet që kur Policia e Kosovës është është krijuar si institucion i sigurisë, njofton Insajderi.com.
Më 6 shtator të vitit 1999, PK fillon ekzistencën e saj.
Në këtë datë, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi shkollën policore dhe nisi trajnimin e kandidatëve të parë për t’u bërë policë të Kosovës.
176 pjesëtarë ishin nga gjenerata e parë e institucionit që në atë kohë mori emrin Shërbimi Policor i Kosovës.
Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të mbahet ceremonia solemne e shënimit të 22-vjetorit të Policisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të shpërblehen me mirënjohje oficerët e dalluar.
Ceremonia solemne e përvjetorit të 22-të të Policisë së Kosovës fillon me homazhe nga ora 10:00 dhe vazhdon me ndarje të dekoratave, deri në përmbyllje në orën 11:30. /Insajderi.com