22 vjet kanë kaluar që nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani, njofton Insajderi.
Agani u vra më 6 maj të vitit 1999 nga forcat kriminele serbe.
Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 19 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.
Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Siç njofton KP, diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. /Insajderi.com