220 të moshuar me sëmundje kronike janë vaksinuar sot në Prishtinë

220 të moshuar me sëmundje kronike janë vaksinuar sot në Prishtinë

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të shtunën janë vaksinuar 220 të moshuar me sëmundje kronike.

Niman Bardhi, Koordinator i kësaj qendre tha se ka një interesim të madh për t’u vaksinuar dhe se procesi deri më tani ka shkuar siç duhet.

“Është dita e radhës për të vaksinuar personat me probleme shëndetësore, të sëmurë kronik. Deri më tani kemi pasur një numër bukur të madh të numrit të të interesuarve për vaksinë”, ka thënë ai para mediave.

Bardhi ka bërë të ditur se deri më tani në këtë sallë janë vaksinuar një mijë e 898 persona, ndërsa të moshuar janë një mijë e 162.

“Në total nga kategoria e të sëmurëve kronik përfshirë edhe ata me dializë kemi një mijë e 898 të vaksinuar. Të moshuar janë një mijë e 162 persona, ndërsa me dializë 47 dhe të sëmurë kronikë 536”./Insajderi.com