23 milionë njerëz e kanë passwordin si presidenti Thaçi

23 milionë njerëz e kanë passwordin si presidenti Thaçi

Kriminelët kibernetikë po tentojnë gjithnjë e më shumë që të vjedhin passwordët e përdoruesve në mënyrë që t’iu marrin informacione. E megjithatë, miliona njerëz nuk e kanë dert dhe përdorin fjalëkalime tepër të lehta.

Një prej tyre, për shembull, është thjesht ‘password”.

Vetëm duke e shkruar atë fjalë, iu ka lejuar mashtruesve që të marrin 3,6 milionë llogari të ndryshme në mbarë botën.

23,2 milionë njerëz e kanë përdorur passwordin “123456”, ndër ta, me gjasë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.