23 vdekje si pasojë e COVID-19

23 vdekje si pasojë e COVID-19

23 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Krahasuar me të shtunën, të dielën ka 9 vdekje më shumë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 424 infeksione të reja, nga 8 mijë e 270 testime.

Gjatë ditës së fundit u shëruan edhe 1 mijë e 324 pacientë.

Raste aktive janë 17 mijë e 625, raporton Shqip.com.

Brenda ditës u dhanë edhe 18 mijë e 214 vaksina.

Tash totali i vaksinimeve ka arritur në 1 milion e 33 mijë e 952.

Mbi 676 mijë e tyre kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa më shumë se 357 mijë qytetarë kanë kryer procesin me dy doza. /Insajderi.com