23 vdekje të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

23 vdekje të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

23 persona kanë vdekur nga Coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, njofton Insajderi.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 1715 testime, kanë rezultuar pozitivë me 659 persona. Tutje, autoritetet njoftojnë se janë shëruar 774 pacientë, raporton KOHA.

Vendet më të prekura me Coronavirus në Maqedoninë Veriore janë Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtipi e të tjera./Insajderi.com