Sot janë mbushur 23 vjet nga dita kur forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës duke vrarë e masakruar nëntë banorë të këtij fshati, e më vonë edhe shumë të tjerë.
Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat serbe në Kosovë.
U vranë nëntë banorë, ndërsa më 1 prill të vitit 1999 u pushkatuan 72 të tjerë, në mesin e tyre gra shtatzëna, foshnje, fëmijë të mitur dhe burra të moshave të ndryshme dhe pleq.
Për krimet në disa fshatra të Pejës janë akuzuar pjesëtarët e ish-Aradhës Ushtarake Territoriale 177 të Ushtrisë së Jugosllavisë, të njohur me emrin “Shakali” (Çakejtë). Prokuroria serbe kishte akuzuar 11 prej tyre për krime lufte të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaç, Llabjan dhe Lybeniq. Nëntë prej tyre, në vitin 2014 janë dënuar nga Dhoma e Veçantë për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit me gjithsej 106 vjet burg, për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës. Por, në vitin 2015, Gjykata serbe e Apelit e rrëzoi atë vendim dhe e dërgoi çështjen për rigjykim, i cili ka filluar në vjeshtën e vitit 2018./Insajderi.com