23 vjet nga rënia e Jasharëve

23 vjet nga rënia e Jasharëve

Sot përkujtohet 23 vjetori i rënies së jasharëve.

Në natën e 4 e 5 marsit, 1998, forcat serbe, kishin rrethuar shtëpinë e familjes Jashari.

Cak kryesor ishte Adem Jashari, që po luftonte për lirimin e Kosovës bashkë me anëtarë tjerë të familjes si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo familje ishte shënjestër e regjimit të Sllobodan Milloshevicit që nga vit 1991, kur aktivisht filloi rezistenca shqiptare.

E kjo pikërisht për ta ndaluar një rezistencë të tillë që po vinte nga aktiviteti i Adem Jasharit.

Për nder të “Epopesë së UÇK-së”, Kosova shënon disa aktivitete përkujtimore. /Insajderi.com