230 operacione në sy janë kryer për dy muaj në QKUK

230 operacione në sy janë kryer për dy muaj në QKUK

Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2021, 230 persona kanë kryer operim në sy në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, transmeton Insajderi.

Ndërsa, gjatë vitit 2020 janë kryer gjithsej një mijë e 590 operacione.

Sipas drejtorit të kësaj klinike, Ardian Shabani, si pasojë e pandemisë është dashur të kufizojnë numrin e operacioneve dhe t’i trajtojnë vetëm rastet urgjente.

“Prej muajit janar të këtij viti kemi filluar me operacionet efektive, gjithsej prej fillimit të janarit e deri tash kemi kryer diku 230 operacione dhe rreth 420 aplikime intravitreale”, ka thënë Shabani.

Sa i përket shërbimeve që i kanë ofruar deri më tani, Shabani ka theksuar se klinika e syve momentalisht i posedon katër ambulanta subspecialistike.

“Klinika e syve momentalisht i posedon tri ambulanta specialistike për të rritur, një për fëmijë dhe posedon katër ambulanta subspecialistike për shërbime të ndryshme. Gjithmonë në periudhë pandemie kemi punuar edhe me staf të kufizuar edhe me pacientët me numër më të vogël, dhe vetëm për raste urgjente”, ka deklaruar ai për EO./Insajderi.com