24 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

24 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Numër i lartë i rasteve të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar edhe përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. 24 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me këtë virus, njofton Insajderi.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit 24-orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, ku më tej thuhet se edhe një mijë e 29 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë kësaj kohe.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 13 mijë e 84 mostra të marra për testim.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tre mijë e 266 qytetarë janë shëruar gjatë së njëjtës periudhë kohore, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Në total numri i rasteve aktive është 22 mijë e 223.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com