24 viktima dhe 984 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

24 viktima dhe 984 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shendetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe, janë konfirmuar 984 raste të reja të infeksionit, nga gjithsej dy mijë e 995 mostra të testuara.

Instituti i Shëndetit Publik të shtunën regjistroi 631 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 67 mijë e 311./Insajderi.com