24 vjet nga protesta studentore, revolucioni i ndryshimit

24 vjet nga protesta studentore, revolucioni i ndryshimit

1 tetori i këtij viti mbushë 23 vjet që kur janë mbajtur protestat e Lëvizjes Studentore në vitin 1997, transmeton Insajderi.com.

Ishte kjo lëvizje e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u mbajtën për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare.

Kjo pasi studentët ishin dëbuar nga atje për shkak të regjimit të Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta, raporton KP.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve, madje edhe i arrestoi ata. /Insajderi.com