240 milionë euro për autostradën Prishtinë-Merdare

240 milionë euro për autostradën Prishtinë-Merdare

Sot është bërë prezantimi preliminar i studimit të fizibilitetit për autoudhën Prishtinë-Merdare.

Kjo rrugë do të jetë afërsisht 27 kilometra e gjatë ndërsa i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 240 milionë euro së bashku me TVSh-në.

Në këtë prezantim ishte ministri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, i cili tha se do të punojnë që ndërtimin e kësaj autudhe ta përfshijnë në pasqyrat financiare për vitin e ardhshëm.

Ai tutje se ku projekt ka marrë mbështetje fillestare në Konferencën e Berlinit dhe se do të aplikojnë në fonde tjera për ta financuar atë.

Kjo rrugë do të ketë katër korsi dhe tri hyrje-dalje – një në dalje të Prishtinës, tjetrën në dalje të Podujevës dhe e fundit në Merdare.