25 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

25 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 25 viktima si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 62 raste të reja të infeksionit, ndërsa janë shëruar 398 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, numri total i të infektuarve është 152 mijë e 747 njerëz, të shëruar janë 133 mijë e 871, raste të vdekjes janë 4 mijë e 961, kurse vazhdojnë të mbesin edhe 13 mijë e 915 raste aktive./Insajderi.com