25 vdekje dhe mbi 800 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

25 vdekje dhe mbi 800 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se 25 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 889 teste, ndërsa janë regjistruar 865 raste të reja.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-330, Kumanovë-28, Dibër-12, Shtip-22, Prilep-47, Tetovë-42, Strugë-24, Veles-35, Manastir-42, Ohër-36, Kavadar-38, Gostivar-29, Gjevgjeli-33, Strumicë-25, Kriva Pallankë-3, Radovish-14, Krushev-1, Koçan-13, Probishtip -4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-2, Berov-4, Vallandov-3, Dellçev-15, Kratov-2, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-18, Resnjë-7, Negotinë-26.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 75 mijë e 97./Insajderi.com