25-vjeçari vdes pas aksidentit të rëndë

25-vjeçari vdes pas aksidentit të rëndë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur në orët e pasdites, pranë rrethrrotullimit të Metalurgjisë, në aksin Tiranë-Elbasan.

Një automjet tip “Benz” me targa AA 517 TB ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin S. Ll, 25 vjeç, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetën në spital.

Drejtusi i mjetit 23 vjeçari G.H është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e mjetit tip “Benz”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.