
Drejtoresha e Radio Televizionit 21, Dita Saraçini-Kelmendi ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj kanë dëshmuar që janë përballur me vështirësi.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë për deputetet e Kosovës që t’u shmangën veprimeve që dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj.
Shkrimi i plotë i saj:
PERBALLJA ME DREJTESINE ESHTE SFIDE POR EDHE TRIMERI
Pafajësia dëshmohet me përballje!
Kosova dhe qytetaret e saj jo njëherë kane dëshmuar dhe janë përballur me vështirësi!
Prandaj ne momentet kur sfidohet i gjithë investimi qytetar ne te mire te Kosovës, ftoj deputetet e Kosovës qe t u shmangen veprimeve qe dëmtojnë Kosovën dhe qytetaret e saj!
Qytetaret e Kosovës nuk mund te ndëshkohen dhe te arrestohen ngase disa “burra “ nuk kane guximin te përballen me drejtësinë për te dëshmuar pafajësinë!
Ju qe ne lufte jeni përballur me armikun për te mbrojtur vendin, mos u trembni me u përballe me gjykatën për ta mbrojtur drejtësinë dhe pafajësinë!
Kështu do te mbrohemi te gjithë nga padrejtësia e shkaktuar ne te kaluarën!
Sot njerëzit e Kosovës nuk duhet ta mbajnë peng Kosovën dhe te ardhmen e saj!
I a kemi borxh Kosovës!