Në sallën "1 Tetori" në Prishtinë të enjten janë vaksinuar gjithsej 38 persona me doz�" />

26 pacientë me dializë u vaksinuan kundër Coronavirusit

26 pacientë me dializë u vaksinuan kundër Coronavirusit

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të enjten janë vaksinuar gjithsej 38 persona me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, prej të cilëve 14 pacientë janë me dializë, njofton Insajderi.

Vaksinimi i pacientëve me dializë ka filluar nga e mërkura e 14 prillit në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” , ku u vaksinuan gjithsej 26 pacientë.

Po ashtu është duke vazhduar edhe vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, deklaroi për KP se deri tani janë vaksinuar një mijë e 334 persona përfshirë edhe ata me dializë.

“Fatbardhësisht deri në këtë moment çdo gjë ka shkuar mirë “, tha ai.

Bardhi njoftoi se 105 banorë dhe personel mjekësor në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra-Zeneca.

Përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë gjatë të enjtes ka bërë të ditur se nga e premtja e 16 prill 2021 dhe më 17 dhe 18 prill në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Kosova po vazhdon me shpërndarjen e 24 mijë dozave të vaksinës kundër COVID-19, të cilat në Kosovë arritën më 28 mars. Me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca mundësi të vaksinimit kanë pasur profesionistët shëndetësorë, personat mbi moshën 80-vjeçe dhe ata me sëmundje kronike. /Insajderi.com