
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përmes një deklarate se 26 subjekte do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një deklarate për medie, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se janë gjithsej 26 subjekte që marrin pjesë: 5 koalicione te mëdha, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare.
Elezi ka njoftuar se të gjitha partitë kanë dorëzuar me kohë listën e tyre për deputetë në KQZ, raporton Insajderi.
Zgjedhjet nacionale në Kosovë do të mbahen më 11 qershor. /Insajderi.com