26 të vdekur dhe 213 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

26 të vdekur dhe 213 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 vdekje të reja nga Coronavirusi. Në 24 orët e fundit, nga 741 testime, kanë rezultuar pozitivë 213 persona, njofton Insajderi.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shëruar nga Covid-19 632 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 73.851 raste pozitive, 50.046 të shëruar, 21.658 raste aktive dhe 2.147 të vdekur./Insajderi.com