26 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

26 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

26 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar një mijë e 448 raste të reja, nga gjithsej 12 mijë e 558 testime të kryera.

Janë shëruar një mijë e 421 persona, duke çuar numrin total të të shëruarve në 120 mijë e 892.

Ndërsa, janë 26 mijë e 525 raste aktive.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20 mijë e 479 persona, duke çuar totalin në 882 mijë e 718 doza të administruara. Prej tyre 584 mijë e 271 janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 298 mijë e 445 me të dyja dozat./Insajderi.com